×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Kush do t’i shoqërojë Trump dhe Zelenskyn në takimin në Shtëpinë e Bardhë?

    Reporteri
    18 Gusht 2025 | 17:32

    Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se pesë zyrtarë amerikanë do të jenë të pranishëm në dhomë me Donald Trump kur Volodymyr Zelensky të takohet me presidentin amerikan në Zyrën Ovale, përcjell Reporteri.net.

    Ata janë zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance, sekretari i shtetit Marco Rubio, shefja e kabinetit të Shtëpisë së Bardhë Susie Wiles, i dërguari i posaçëm Steve Witkoff dhe i dërguari i posaçëm Keith Kellogg.

    Zelensky do të shoqërohet nga Andriy Yermak, shefi i tij kryesor i kabinetit dhe Rustem Umerov, ish-ministër i mbrojtjes dhe tani kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës.

    Trump e quajti sot një “ditë të madhe në Shtëpinë e Bardhë” përpara takimeve të tij me Presidentin, ukrainas Volodymyr Zelensky dhe disa udhëheqës evropianë.

    “Një ditë e madhe në Shtëpinë e Bardhë. Nuk kemi pasur kurrë kaq shumë udhëheqës evropianë këtu në të njëjtën kohë. Një nder i madh për Amerikën!!! Le të shohim cilat do të jenë rezultatet,” shkroi Trump në “Truth Social”.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!