×
  • Lajme
  • Botë / Lidershipi i ri

    Liderët e BE-së merren vesh për pozitat kyçe

    Reporteri
    27 Qershor 2024 | 23:38

    Liderët e Bashkimit Evropian kanë vendosur që Ursula von der Leyen të marrë mandatin e dytë si presidente e Komisionit Evropian, raporton revista e njohur “Politico”.

    Në një takim në Bruksel, liderët e vendeve anëtare gjithashtu kanë vendosur që Antonio Costa të marrë drejtimin e Këshillit Evropian dhe Kaja Kallas e Estonisë të marrë drejtimin e politikës së jashtme të BE-së.

    Të martën, gjashtë negociatorë nga tre grupet centriste u pajtuan që von der Lyen, Costa dhe Kallas të marrin këto role. Të enjten, edhe liderët tjerë evropianë përkrahën këto vendime, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka abstenuar në përkrahjen e von der Leyen për mandatin e dytë, ndërkaq ka votuar kundër Costas dhe Kallas.

    Ajo është shprehur e pakënaqur për shkak se ishte lënë jashtë bisedimeve, ani pse grupimi i saj politik në Parlamentin Evropian tani është grupimi i tretë më i madh pas zgjedhjeve evropiane të qershorit.

    Von der Leyen tani do të përballet me votimin në Parlamentin Evropian. Edhe aleatët e saj partiakë e kanë pranuar se votimi do të jetë sfidë edhe më e madhe.

    Votimi mund të mbahet më së largu deri më 18 korrik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!