Në Shtëpinë e Bardhë tashmë ka mbërritur edhe Presidenti i Francës, Emnanuel Macron, raporton BBC, përcjell Reporteri.net.

Pak minuta para tij, mbërriti Kancelari i Gjermanisë, Fridrich Merz.

Për dallim nga liderët tjerë evropianë që fillimisht shkuan në Ambasadën e Ukrainës në Washington, Macron është nisur drejt Shtëpisë së Bardhë me të ateruar në Aeroportin “Washington Dulles”.

Reklamë

Të parët që arritën ishin Shefi i NATO’s, Mark Rutte, Kryeministri britanik, Keir Starmer, Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni si dhe Presidentja e KE’së, Ursula Von Der Leyen.

Ata do t’i bashkohen takimit të Trump me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për të folur lidhur me përfundimin e luftës ruse në Ukrainë.

Para takimit, Trump ka shkruar se do të jetë “një ditë e madhe në Shtëpinë e Bardhë”.

“Kurrë nuk kemi pasur kaq shumë udhëheqës evropianë këtu në të njëjtën kohë. Një nder i madh për Amerikën!!” ka shkruar Trump./Reporteri.net