×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Macron: Evropa duhet të përfaqësohet në bisedimet mes Trumpit, Putinit dhe Zelenskyyt

    Reporteri
    18 Gusht 2025 | 21:32

    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka deklaruar se duhet të ketë edhe përfaqësues evropian nëse do të ketë takim mes Presidentit amerikan, Donald Trump, Presidentit rus, Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, raporton CNN, përcjell Reporteri.net.

    Macron e arsyetoi këtë duke thënë se bëhet fjalë për sigurinë e gjithë kontinetit.

    “Mendoj se në vazhdimësi, ndoshta do të nevojitet një takim katërpalësh. Sepse kur flasim për garanci sigurie, flasim për të gjithë sigurinë e kontinentit evropian,” tha Macron./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!