×
  • Lajme
  • Botë / Varrimi i opozitarit

    Navalny varroset nën thirrjet e mëdha kundër Putinit

    Reporteri
    01 Mars 2024 | 16:32

    Alexei Navalny është varrosur të premten në periferi të Moskës, raporton BBC.

    Numër i madh i përkrahësve, ani pse rrezikuan të arrestoheshin, kanë bërë brohoritur “Rusi pa Putinin” dhe “Rusia do të jetë e lirë”.

    Në varrezat në periferi të Moskës kishte prezencë të madhe të policisë teksa janë arrestuar dy persona.

    Në funeral kanë marrë pjesë edhe prindërit e Navalnyt, mirëpo bashkëshortja e tij, Yulia ka vendosur që të mos kthehet në Rusi shkaku i shqetësimeve se mund të arrestohej nga Kremlini.

    Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka falënderuar bashkëshortin e saj për “26 vjet absolutisht të lumtura” dhe ka shtuar se shpreson se do ta takojë përsëri në tjetër botë.

    Lideri opozitar i Rusisë ka vdekur në burgun e Arktikut, në të cilin po mbahej nën akuzat e motivuara politikisht.

    Regjimi i Putinit ka publikuar pak detaje të vdekjes së tij. Zyrtarët kanë thënë se ka rënë për tokë gjatë ecjes. Bashkëshortja e tij dyshon se është vrarë me urdhrat e Vlaidmir Putinit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!