Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli do të vazhdojë të godasë Hezbollah-in “kudo që të jetë e nevojshme”, pas një marrëveshjeje armëpushimi midis SHBA-së dhe Izraelit.

Izraeli ka deklaruar më parë se armëpushimi nuk përfshin Libanin, megjithatë Irani thotë se sulmet e vazhdueshme izraelite ndaj Libanit përbëjnë një “shkelje të rëndë” të marrëveshjes.

Netanyahu tha:

Reklamë

“Mesazhi ynë është i qartë: Çdokush që vepron kundër civilëve izraelitë do të synohet.”

“Ne do të vazhdojmë të godasim Hezbollah-in kudo që të jetë e nevojshme, derisa të rikthejmë sigurinë e plotë për banorët e veriut.”

/Reporteri.net/