×
  • Lajme
  • Extra
  • Raporto
  • Botë

    Netflix blen “Warner Bros.” për 72 miliardë dollarë

    Reporteri
    05 Dhjetor 2025 | 17:01

    Netflix ka arritur një marrëveshje për të blerë bizneset e filmit dhe transmetimit të Warner Bros Discovery për 72 miliardë dollarë, në një nga marrëveshjet më të mëdha në Hollywood.

    Gjiganti i transmetimit fitoi garën ndaj Comcast dhe Paramount Skydance pas një beteje të gjatë, shkruan BBC.

    Warner Bros zotëron marka të mëdha si Harry Potter, Game of Thrones dhe shërbimin transmetues HBO Max.

    Marrëveshja pritet të krijojë një superfuqi të re në industrinë e argëtimit, por duhet ende miratimi i autoriteteve.

    Shefi ekzekutiv i Netflix, Ted Sarandos, tha se bashkimi i Warner Bros me prodhimet do t’i japë audiencës më shumë nga ajo që do.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!