×
  • Lajme
  • Botë / Beteja gjyqësore

    Një fitore e vogël e Assange kundër SHBA-së

    Reporteri
    26 Mars 2024 | 13:04

    Gjykata britanike ka marrë vendim se Julian Assange nuk mund të ekstradohet menjëherë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për akuzat për spiunazh. Vendimi i Gjykatës së Lartë është një fitore për themeluesin e WikiLeaksit, raporton Associated Press.

    Gjykata e Lartë ka sqaruar se ky vendim ia mundëson Assange një apel të ri nëse autoritetet amerikane nuk ofrojnë siguri se çfarë do të ndodhë me të. Kështu, procesi që ka zgjatur më shumë se dhjetë vjet, do të vazhdojë.

    Seanca e radhës pritet të mbahet më 20 maj.

    Gjykatësit Victoria Sharp dhe Jeremy Johnson kanë thënë se nëse nuk ofrohen siguri nga SHBA-ja, ata do t’ia mundësojnë Assanget që të apelojë ekstradimin nën arsyetimin për shkeljen e lirës së shprehjes dhe për shkak se mund të dënohet me vdekje.

    Assange, 52-vjeçar, ekspert i kompjuterave, është akuzuar nga SHBA-ja për publikimin e qindra dokumenteve sekrete në faqen e tij WikiLeaks.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!