Mediat iraniane raportojnë se ish-ministri i Jashtëm, Kamal Kharrazi, ka vdekur si pasojë e plagëve që kishte marrë nga një sulm më herët gjatë këtij muaji, siç transmeton BBC.
Kharrazi njihej në skenën politike të Iranit si politikan reformist, kryetar i Këshillit Strategjik për Marrëdhënie me Jashtë të Iranit dhe këshilltar i Udhëheqësit Suprem të ndjerë të Iranit, Ali Khamenei.
Ai shërbeu si ministër i Jashtëm i Iranit nga viti 1997 deri më 2005.
Faqja e lajmeve Jamaran, e afërt me reformistët në Iran, kishte raportuar më 1 prill se Kamal Kharrazi ishte “plagosur rëndë dhe ishte shtruar në spital” pas një sulmi që, sipas raportit, kishte vrarë bashkëshorten e tij. Jamaran kishte raportuar se shtëpia e Kharrazit në Teheran ishte shënjestër e sulmit.