×
  • Lajme
  • Mjekësi
  • Botë

    OBSH: Evropa mbetet epiqendra e përhapjes së Lisë së Majmunëve

    Reporteri
    15 Qershor 2022 | 19:19

    Evropa është në qendër të përhapjes së lisë së majmunëve. Kështu deklaroi zyra evropiane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), e shqetësuar për rrezikun e përhapjes së sëmundjes dhe daljen jashtë kontrollit të saj.

    “Evropa mbetet epiqendra e kësaj vale në rritje, me 25 vende që raportojnë më shumë se 1500 raste, ose 85% të totalit global”, tha në një konferencë shtypi drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge.

    “Shkalla e kësaj epidemie paraqet një rrezik real. Sa më gjatë të qarkullojë virusi, aq më shumë e zgjeron shtrirjen e tij dhe aq më shumë do të përhapet sëmundja në vendet jo-endemike,” paralajmëroi Kluge.

    Zakonisht qarkullon në Afrikën qendrore dhe perëndimore, por virusi tani është i pranishëm, jashtë Evropës, në Australi, Lindjen e Mesme, Amerikën e Veriut dhe Amerikën e Jugut, për një total prej mbi 1600 rastesh.

    Për momentin, OBSH nuk rekomandon vaksinimin masiv. Të martën, autoritetet shëndetësore evropiane urdhëruan më shumë se 100,000 doza të vaksinës së lisë, e miratuar në Shtetet e Bashkuara edhe kundër lisë së majmunëve dhe që është konsideruar efektive./A2CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!