×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Opozita izraelite kundër Netanyahut

    Reporteri
    10 Prill 2026 | 17:06

    Lideri i partisë izraelite “Yesh Atid”, Yair Lapid, ka kritikuar ashpër qëndrimin e Kryeministrit Benjamin Netanyahu lidhur me zhvillimet e fundit diplomatike mes Uashingtonit dhe Teheranit.

    Përmes një reagimi në platformën X, Lapid e cilësoi situatën si një “kolaps strategjik”, duke pretenduar se Izraeli nuk ka pasur asnjë ndikim në kushtet e armëpushimit të dakordësuar.

    “Ishte një kombinim i arrogancës dhe neglizhencës. Gënjeshtrat e shitura amerikanëve dëmtuan besimin mes vendeve. Një sukses ushtarak që u shndërrua në disfatë diplomatike.”

    Sipas Lapid, Izraeli po sillet si një “shtet protektorat” që merr udhëzime përmes telefonit për çështje të sigurisë kombëtare. Kritikave i është bashkuar edhe ish-kryeministri Naftali Bennett, i cili deklaroi se premtimet e qeverisë për dobësimin e Iranit nuk u përmbushën, pasi Hamasi dhe Hezbollahu mbeten aktivë.

    Nga krahët e tjerë të opozitës, Avigdor Liberman dhe Yair Golan u shprehën se ky armëpushim i jep mundësi Iranit të rigrupohet. Liberman theksoi se çdo marrëveshje që nuk ndalon pasurimin e uraniumit dhe prodhimin e raketave balistike, thjesht përgatit terrenin për një konflikt të ri me kosto më të lartë.

    Nga ana tjetër, pavarësisht mbështetjes për planin e propozuar nga administrata Trump, Tel Avivi ka bërë të qartë se marrëveshja nuk përfshin Libanin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!