×
  • Lajme
  • Botë / Lufta në Gaza

    Palestinezët e presin Ramazanin në krizë të thellë ushqimore

    Reporteri
    11 Mars 2024 | 17:51

    Palestinezët kanë nisur muajin e shenjtë të Ramazanit të hënën në kohën e përkeqësimit të krizës ushqimore dhe bisedimeve për armëpushim që kanë ngecur, raporton “Associated Press”.

    Lutjet janë mbajtur të dielën vonë nëpër rrënojat e shtëpive teksa lufta ka hyrë në muajin e pestë. Disa palestinezë kanë varur dritat dhe dekorime të tjera në shenjë feste për ardhjen e muajit të Ramazanit, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Por nuk mund të ketë festë sepse në pesë muaj luftë janë vrarë më shumë se 30 mijë palestinezë dhe pothuajse e tërë Gaza është bërë rrafsh me tokë. Familjet zakonisht kishin sofra të mbushura, mirëpo tani ai ushqim që u ka mbetur, është i konservuar dhe shumë prej këtyre lloje të ushqimeve kanë çmim shumë të lartë.

    “Askënd nuk e sheh me gëzim në sy”, thotë Sabah al-Hendi, i cili po bënte Pazar në qytetin e Rafhas. “Krejt familjet janë të pikëlluara. Çdo familje ka martir”.

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Katari dhe Egjipti po mbanin shpresë për arritjen e armëpushimit para Ramazanit, me qëllim që palestinezët ta pritnin me më shumë gëzim, por bisedimet kanë ngecur javën e kaluar.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!