×
  • Lajme
  • Botë

    Pamje kaotike nga Kazakistani: Protestuesi sulmon policët me veturë

    Reporteri
    06 Janar 2022 | 14:07

    Kaosi në Kazakistan po vazhdon. 

    Siç raportojnë mediat e huaja, transportuesit e blinduar të personelit dhe dhjetëra ushtarë në këmbë hynë në sheshin kryesor të Almaty mëngjesin e sotëm, ku qindra njerëz ishin mbledhur për të protestuar kundër qeverisë për të tretën ditë.

    Reporteri i gazetës britanike, “The Guardian”, për Evropën Qendrore dhe Lindore, Shaun Walker, publikoi gjatë ditës së sotme një video në llogarinë e tij në Twitter, ku vetura shihet duke e goditur turmën e policëve.

    Gazetari raportoi se videoja besohet se është incizuar në qytetin Aktobe, duke shtuar se nuk e di burimin origjinal të pamjeve.

    Protestat në Kazakistan, të nxitura fillimisht nga rritja e çmimit të karburantit, vranë tetë oficerë policie dhe anëtarë të Gardës Kombëtare pardje, të martën dhe të mërkurën, duke bërë që presidenti të thërriste për ndihmë Rusinë që dërgoi trupat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!