Takimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe liderët evropianë, tashmë ka përfunduar, raporton “The Guardian“, përcjell Reporteri.net.
Zëdhënësi i Volodymyr Zelenskyy-t i ka thënë se “takimi ka përfunduar, por liderët evropianë dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të qëndrojnë për momentin në Washington për të vazhduar bisedimet, ndoshta në një format tjetër.”
Me një deklaratë rreth takimit ka dalë edhe Shtëpia e Bardhë, duke cituar Trump, i cili e ka cilësuar këtë si ditë të suksesshme.
“Kemi pasur një ditë shumë të suksesshme deri tani. Të gjithë po punojmë për të njëjtin qëllim. Duam të ndalojmë vrasjet dhe ta zgjidhim këtë çështje”, thuhet në deklaratën e ndarë./Reporteri.net