×
  • Lajme
  • Botë / Lufta kundër Rusisë

    Përplasja e Ukrainës me Vatikanin shkaku i fjalëve të Papës

    Reporteri
    12 Mars 2024 | 10:44

    Ukraina ka thirrur përfaqësuesin e Vatikanit pasi Papa ka deklaruar se shteti “duhet të ketë kurajën që të ngritë flamurin e bardhë”, kundër Rusisë.

    Apostulli Nuncio Visvaldas Kulbokas ka thënë se Kievi ishte shumë i zhgënjyer nga qëndrimet e Papës, raporton BBC.

    Ndërkohë, presidenti Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se pozicioni i Ukrainës në frontin e luftës është duke u stabilizuar pas humbjeve të muajve të fundit.  Kjo ka ndodhur përkundër ndihmës perëndimore, e cila, sipas tij, mbetet e kufizuar, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Papa ka nxitur reagime në Ukrainë kur është publikuar transkripti i intervistës me mediumin zviceran RSI. Kjo intervistë do të publikohet gjatë javës së ardhshme.

    Sipas transkriptim, të cilin e ka cituar agjencia e lajmeve Reuters, Papa ka thënë: “Më i fortë është ai që shikon situatën, mendon për njerëzit e vet dhe ka kurajën për flamurin e bardhë dhe negocion”.

    Flamuri i bardhë tradicionalisht është simbol i dorëzimit në fushën e luftës.

    Zëdhënësi i Vatikanit më vonë është arsyetuar se Papa po fliste për ndaljen e luftimeve nëpërmjet negociatave dhe jo për dorëzimin e shtetit.

    Mirëpo Ukraina ka bërë përpjekje që të shfaqë pakënaqësitë e veta në lidhje me qëndrimet e papës.

    Ministria e Jashtme e Ukrainës ka deklaruar se ka përpjekje që të legalizohet e drejta e më të fuqishmit dhe të inkurajojë Rusinë që të mos respektojë të drejtën ndërkombëtare.

    Ukraina vazhdimisht ka mohuar çfarëdo raportimi se do t’i nënshtrohet tërësisht Rusisë pas më shumë se dy vitesh pushtim.

    “Kjo është periudhë e përqendrimit maksimal dhe iniciativës për të përcaktuar se Ukraina është e vendosur që t’i jap fund luftës”, ka deklaruar presidenti ukrainas.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!