Kryetari i Bordit të Lartë të Zgjedhjeve në Turqi ka njoftuar se kandidati i partisë kryesore opozitare, Partisë Popullore Republikane, është në epërsi për ta fituar qytetin e Stambollit.


Sadi Guven deklaroi para gazetarëve se kandidati i partisë opozitare, Ekrem Imamoglu, deri tash i ka 4,159,650 vota, ndërsa kandidati i partisë së Erdoganit, Binali Yildirim, i ka marrë 4,131,761 sosh.

Sidoqoftë, ai nuk ka njoftuar për përqindjen e votave të numëruara, shkruan “Reuters”.

Reklamë

Ndryshe, Ekrem Imamoglu është në garë me kandidatin e partisë së presidentit Erdogan, të cilës po i shëmbet toka nga humbjet në qendrat kryesore turke.