×
  • Lajme
  • Botë / Fushata zgjedhore

    Politikani i njohur britanik sulmohet me çimento në qytetin anglez

    Reporteri
    11 Qershor 2024 | 14:01

    Politikani kundërthënës Nigel Farage është sulmuar me çimento dhe kafe teksa ka nisur fushatën në qytetin Barnsleyt, shkruan Daily Mail.

    Ngjarja ka ndodhu vetëm një javë pasi ishte hedhur “milkshake”, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Një person kap çimenton në një kove dhe e hedh në drejtim të liderit të partisë “Reforma”.

    Ai dëgjohet duke thënë: “I marrë, i marrë, i marrë”, teksa largohet menjëherë nga punëtorët e sigurimit.

    Farage është lider i partisë “Reforma” që dikur njihej si Partia e Brexit-it që me sukses arriti ta largonte Mbretërinë e Bashkuar nga BE-ja.

    60-vjeçari është euroskeptik i madh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!