×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm të vazhdojmë bisedimet me SHBA’në “brenda kornizës së ligjeve ndërkombëtare”

    Reporteri
    13 Prill 2026 | 23:23

    Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, tha se vendi i tij është i gatshëm të vazhdojë bisedimet me SHBA-në brenda kornizës së së drejtës ndërkombëtare dhe me qëllimin për të siguruar të drejtat e popullit iranian, gjatë një bisede telefonike me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, raporton NBC News, përcjell Reporteri.net.

    “Republika Islamike e Iranit është e gatshme të vazhdojë bisedimet vetëm brenda kornizës së ligjeve dhe rregullave ndërkombëtare dhe me qëllimin e mbrojtjes së të drejtave të popullit iranian,” tha Pezeshkian.

    “Dhe Europa mund të luajë një rol konstruktiv në inkurajimin e Shteteve të Bashkuara që të respektojnë këto korniza.”

    Pezeshkian gjithashtu tha se kërcënimi për veprime ushtarake nga SHBA-ja është i paefektshëm dhe se Irani preferon diplomacinë, duke shtuar se kërcënimi i Donald Trump për të bllokuar Ngushticën e Hormuzit “do të ketë pasoja të gjera për tregtinë globale”.

    Macron përsëriti se Libani duhet të përfshihet në një marrëveshje armëpushimi./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!