×
  • Lajme
  • Botë / Gjykimi i Trumpit

    Prokuroria akuzon Trumpin “për mashtrim të pastër zgjedhor”

    Reporteri
    22 Prill 2024 | 21:53

    Prokuroria në procesin penal ndaj Donald Trumpit e ka akuzuar ish-presidentin për konspiracion kriminal dhe fshehje të skandalit seksual para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

    “Ishte mashtrim i pastër dhe i thjeshtë zgjedhor”, ka thënë avokati para jurisë në deklaratat hapëse në gjykimin historik në New York, raporton BBC.

    Mbrojtja e Trumpit ka thënë se klienti i tij nuk ka kryer krime dhe se nuk ishte e jashtëligjshme të provosh të ndikosh në zgjedhje.

    Trumpi është akuzuar se ka fshehur aferën seksuale duke paguar 130 mijë dollarë për aktoren për filma për të rritur Stormy Daniels para se të fitonte zgjedhjet në vitin 2016.

    Ai është deklaruar i pafajshëm në 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit dhe ka mohuar se ka pasur marrëdhënie seksuale me Danielsin.

    Ky është rasti i parë në histori që një president apo ish-president përballet me proces penal.

    Trumpi dyshohet se nëpërmjet avokatit të tij ka paguar Danielsin që të mos fliste për aferën seksuale me ish-presdentin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!