Marina amerikane ka publikuar pamjet e momentit të parë kur katër astronautët e Artemis II, amerikanët Christina Koch, Victor Glover, Reid Wiseman dhe kanadezi Jeremy Hansen, u ulën në ujë sipas planit në Oqeanin Paqësor, pranë San Diegos.
Ata u kthyen më 10 prill. Forca speciale të NASA-s dhe të Ministrisë së Mbrojtjes së SHBA-së ndihmuan astronautët të dilnin nga kapsula dhe më pas i transportuan me helikopter drejt një anijeje të marinës.
“Më 10 prill, zhytësit e Marinës së SHBA-së ishin të parët që mbërritën në vendngjarje, ndërsa Marina dhe NASA rikuperuan me sukses anijen kozmike Orion dhe ekuipazhin e saj në Oqeanin Paqësor, duke kthyer në mënyrë të sigurt katër astronautë në Tokë pas udhëtimit të tyre përtej Hënës”, thuhet në postim./Reporteri.net