Përpara një takimi me udhëheqësit e BE-së, Zelenskyt dhe kreut të NATO-s, presidenti amerikan, Donald Trump u kap në kamera duke i pëshpëritur  homologut francez, Emmanuel Macron se presidenti rus Vladimir Putin donte të arrinte një marrëveshje me të.

“Mendoj se ai dëshiron të bëjë një marrëveshje”, i tha Trump presidentit francez. “Mendoj se ai dëshiron të bëjë një marrëveshje për mua, e kupton këtë? Sado e çmendur të tingëllojë”, raporton CNN.

Trump dëgjohet gjithashtu duke folur për organizimin e një takimi trepalësh me Putinin dhe Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, të cilin ai e ka thënë publikisht se beson se do të ndodhë.

Reklamë