×
  • Lajme
  • Botë / Lufta në Gaza

    Qeveria e Netanyahut afër shpërbërjes, partneri i koalicionit pritet të braktisë kryeministrin

    Reporteri
    07 Qershor 2024 | 18:20

    Ndonëse në kohë lufte dhe me sfida të ndryshme çdo ditë kabineti qeveritar i Benjamin Netanyahu është në rrezik të shpërbëhet dhe kjo për shkak të tërheqjes së anëtarëve të koalicionit.

    Ashtu siç edhe e kishte paralajmëruar më herët, ministri i kabinetit të luftës Benny Gantz pritet të njoftojë në orët që vijnë tërheqjen e partisë së tij nga qeveria.

    Gantz i kishte lënë afat 8 qershorin kryeministrit Netanyahu që të shpallte një plan se si do të menaxhohej situata në Gaza pas luftës.

    Në atë kohë, kryeministri nuk e priti mirë këtë ultimatum të Gantz, duke thënë se në vend të vinte afate për Hamasin ai po ushtronte presion ndaj qeverisë.

    Transmetuesi publik izraelit, Khan raportoi se qeveria amerikane ishte përpjekur të bindte Gantzin të vononte largimin e planifikuar mes përpjekjeve të vazhdueshme për të arritur një marrëveshje me Hamasin për një armëpushim në Gaza.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!