×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    “Raketat janë gati për t’u lëshuar”, zyrtari iranian paralajmëron se armëpushimi mund të prishet

    Reporteri
    09 Prill 2026 | 19:40

    Armëpushimi mund të prishet shpejt nëse Izraeli vazhdon sulmet ndaj Libanit, ka paralajmëruar një këshilltar i Kryetarit të Parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf.

    Mahdi Mohammadi tha se nuk do të ketë armëpushim nëse Izraeli vazhdon sulmet ndaj Libanit, raporton NBC News, përcjell Reporteri.net.

    “Kanë mbetur vetëm disa orë” tha Mohammadi.

    Pa “frenimin e plotë” të Izraelit në Liban, “nuk do të ketë armëpushim apo negociata, dhe raketat janë gati për t’u lëshuar”, ka shtuar ai.

    Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka kërkuar Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahut, që Izraeli të reduktojë sulmet në Liban, për të ndihmuar që negociatat me Iranin të kenë sukses.

    Kërkesa e Trump u bë gjatë një telefonate që dyshja zhvilluan dje./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!