×
  • Lajme
  • Botë / Kushtet e SHBA-së

    Reutersi publikon planin e Trumpit për ndaljen e luftës në Ukrainë

    Reporteri
    25 Qershor 2024 | 20:23

    Dy këshilltarë ia kanë prezantuar Donald Trumpit planin për t’i dhënë fund luftës ruse në Ukrainë – në rast se fiton zgjedhjet presidenciale më 5 nëntor, raporton Reuters.

    Në këtë plan është përfshirë edhe ideja që Ukraina të bëhet me dije se do të ndihmohet ushtarakisht nga SHBA-ja nëse pranon të ulet në bisedimet për paqe me Rusinë, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    SHBA-ja paralajmërimin e njëjtë do ta bëjë edhe ndaj Rusisë nëse refuzon të negociojë, duke i thënë se SHBA-ja do ta forcojë përkrahjen për Ukrainën. Këto i ka bërë të ditur gjenerallejtënant Keith Kellog, njëri nga këshilltarët e Trumpit për sigurinë kombëtare.

    Në planin e prezantuar nga Kellog dhe Fred Fleitz, të dy kanë qenë të angazhuar si shefa të stafit në Këshillin e Sigurisë Kombëtare gjatë presidencës së parë të Trumpit, është paraqitur edhe armëpushimi i bazuar në vijat e frontit.

    Dy këshilltarët ia kanë prezantuar strategjinë Trumpit, i cili është shprehur i kënaqur.

    “Nuk po them se është pajtuar apo jo me secilën fjalë, por ne jemi të kënaqur me ato që kemi marrë nga ai”, ka thënë Fleitz.

    Sipas të afërmve të Trumpit, ai do të vendosë shpejtë për fatin e luftës në Ukrainë nëse mposhtë presidentin Joe Biden në zgjedhjet e 5 nëntorit.

    Propozimi do të shënonte ndërrimin e madh të pozicionit të SHBA-së për luftën në Ukrainë dhe do të përballej me kundërshtimin e aleatëve evropianë dhe republikanët e Trumpit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!