×
  • Lajme
  • Botë

    Reuters: SHBA-ja dhe Izraeli po përgatiten për shkatërrimin me ushtri të armëve bërthamore në Iran

    Reporteri
    09 Dhjetor 2021 | 15:14

    Shefat e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit pritet të diskutojnë të enjten për stërvitjet e mundshme ushtarake që do të përgatisin skenarin më të keq të mundshëm për të shkatërruar objektet bërthamore të Iranit, në rast se diplomacia dështon dhe në rast se liderët e kombeve të tyre e kërkojnë këtë, i ka thënë një zyrtar i lartë amerikan Reutersit.

    Bisedimet e planifikuara të SHBA-së me ministrin e Mbrojtjes së Izraelit, Benny Gantz, pasojnë një informim të 25 tetorit nga udhëheqësit e Pentagonit për këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, për grupin e plotë të opsioneve ushtarake në dispozicion për të siguruar që Irani nuk do të jetë në gjendje të prodhojë një armë bërthamore.

    Ky zyrtar, i ka dhënë informacionet për Reuters në kushte anonimiteti, raporton në shqip Gazeta Online Reporteri.net.

    Irani mohon se synon të prodhojë armë bërthamore, duke thënë se dëshiron teknologji të avancuar bërthamore për qëllime paqësore.

    Përgatitjet mes Shteteve të Bashkuara e Izraelit, që nuk janë raportuar më parë, e theksojnë shqetësimin e Perëndimit rreth bisedimeve të vështira bërthamore me Iranin, për të cilat Presidenti amerikan Joe Biden kishte shpresuar se do ta ringjallin marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, e cila ishte braktisur nga paraardhësi i tij në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump.

    Megjithatë, zyrtarët amerikanë dhe ata evropianë kanë shprehur shqetësime pas bisedimeve javën e kaluar për kërkesat gjithëpërfshirëse të qeverisë së re iraniane, duke rritur kështu dyshimet në Perëndim se Irani është duke fituar kohë derisa po avancon programin e vet bërthamor.

    Por zyrtari që foli për Reuters në kushte anonimiteti, nuk pranoi të japë detaje tjera mbi stërvitjet e mundshme ushtarake, shkruan Reporteri.net.

    “Ne jemi në këtë mes sepse programi bërthamor i Iranit po përparon në një pikë përtej së cilës është menduar të ketë arsyetim konvencional”, u shpreh zyrtari.

    Ambasada izraelite në Washington dhe misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara, nuk iu përgjigjën pyetjeve të agjencisë së lajmeve rreth kësaj çështjeje. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!