×
  • Lajme
  • Botë

    Rusia në Ukrainë për herë të parë përdori raketën hipersonike Zircon

    Reporteri
    13 Shkurt 2024 | 12:53

    Ukraina ka pretenduar se ka prova që Rusia ka përdorur raketat e avancuara hipersonike, të cilat sipas ekspertëve, janë të pamundura për t’u shkatërruar. Sipas Ukrainës, kjo ishte hera e parë që Rusia përdori këto raketa gjatë dy vjetëve të luftës, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Qeveria ukrainase ka njoftuar se copat e raketës që goditi kryeqytetin më 7 shkurt, tregonin se ishin të raketës hipersonike Zircon.

    “Copat dhe pjesët e raketës, identifikimi i përbërësve dhe veçorive të tjera, tregojnë për këtë lloj të armës”, ka njoftuar ministria ukrainase e Drejtësisë.

    Në bombardimin e 7 shkurtit, autoritetet ukrainase kanë konfirmuar vdekjen e katër personave dhe plagosjen e 38 të tjerëve. Sipas tyre, nuk është raportuar për të vdekur nga raketa hipersonike Zircon.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!