×
  • Lajme
  • Botë

    Rusia pretendon se Ukraina sulmoi me dronë Kremlinin, në përpjekje për ta vrarë Putinin në rezidencën e tij

    Reporteri
    03 Maj 2023 | 14:13
    Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin

    Rusia po pretendon se Ukraina përdori një dron drejtë rezidencës së Kremlinit, në përpjekje për të vrarë Vladimir Putinin.

    Mediat ruse, të njohura për propagandën në shërbim të regjimit rus, kanë hedhur në rrejte sociale pamje të një reje të vogël tymi mbi rezidencën e Putinit në Kremlin, raportojnë mediat ndërkombëtare.

    Ngjarja pretendohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, përcjellë gazeta online Reporteri.net. Sipas Moskës, dy dronë janë përdorur në sulmin e supozuar, por që, sipas tyre, janë çaktivizuar nga mbrojtja ruse.

    “Putini nuk u lëndua dhe nuk pati dëme materiale në ndërtesat e Kremlinit”, thotë Kremlini.

    Këto supozime, Moska i ka përdorur për të kërcënuar Ukrainën duke u thirrur në “të drejtën për të marrë masa hakmarrëse ku dhe kur e sheh të arsyeshme”. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!