×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Rutte e Starmer arrijnë në Shtëpinë e Bardhë, pritet ardhja e liderëve tjerë

    Reporteri
    18 Gusht 2025 | 18:19

    Në Shtëpinë e Bardhë ka nisur ardhja e liderëve për takimin e Presidentit të ShBA’së, Donald Trump dhe Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky. 

    Deri tani kanë arritur Shefi i NATO’s, Mark Rutte, Kryeministri britanik Keir Starmer dhe Presidentja e KE’së, Ursula Von Der Leyen, shkruan Reporteri.net.

    Pritet edhe ardhja e Emmanuel Macron, Friedrich Merz, Giorgia Melonit.

    Ata do t’i bashkohen takimit të Trump me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për të folur lidhur me përfundimin e luftës ruse në Ukrainë.

    Para takimit, Trump ka shkruar se do të jetë “një ditë e madhe në Shtëpinë e Bardhë”.

    “Kurrë nuk kemi pasur kaq shumë udhëheqës evropianë këtu në të njëjtën kohë. Një nder i madh për Amerikën!!” ka shkruar Trump./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!