Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka shpjeguar pse e quajti “daddy (baba)” presidentin amerikan, Donald Trump.
Pseudonimi i Rutte për presidentin e SHBA-së u bë viral pas paraqitjes së tyre të përbashkët qershorin e kaluar. Ai u pyet për këtë sot, pas një takimi me Trump në Shtëpinë e Bardhë, ku pretendoi se ishte një “problem gjuhësor”, përcjell Reporteri.net.
Rutte atëherë kishte deklaruar se “babai ndonjëherë duhet të përdorë gjuhë të ashpër”, duke iu referuar Trump.
“Pra, nuk po e quaja atë babin tim. Por sigurisht, fjala ‘babi’ ka lloj-lloj kuptimesh të veçanta, dhe tani më duhet të jetoj me këtë për pjesën tjetër të jetës sime”, tha Rutte duke qeshur./Reporteri.net