Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Mark Rutte, ka mbrojtur aleancën dhe aleatët evropianë të ShBA-së në një fjalim në Washington D.C., teksa tha se po bëjnë gjithçka që kërkojnë Shtetet e Bashkuara, raporton “NBC News“, përcjell Reporteri.net.
Megjithatë theksoi se “disa aleatë ishin paksa të ngadalshëm” në ofrimin e mbështetjes për SHBA’në për luftën në Iran. Ai tha se disa aleatë ishin “pak të befasuar” nga lufta, meqë Presidenti amerikan, Donald Trump, nuk i kishte informuar paraprakisht për sulmet.
“Por ajo që shoh kur shikoj nëpër Evropë sot është se aleatët po ofrojnë një mbështetjeje të madhe, baza ushtarake, logjistikë dhe masa të tjera për të siguruar që ushtria e fuqishme amerikane të ketë sukses në pengimin e Iranit për të pasur një armë bërthamore…”, ka deklaruar Rutte.
Sipas Ruttes, vendet aleate po bëjnë çkado që po kërkon ShBA’ja.
“Pothuajse pa përjashtim, aleatët po bëjnë gjithçka që kërkojnë Shtetet e Bashkuara”, ka deklaruar Rutte.
Ai theksoi se Mbretëria e Bashkuar po harmonizon mjetet ushtarake, politike dhe ekonomike që do të nevojiten për të siguruar kalimin e lirë përmes Ngushticës së Hormuzit./Reporteri.net