Shtegu për zëvendëspresidenten Kamala Harris që të sigurojë nominimin e demokratëve për presidente po pastrohet, shkruan BBC.
Kjo mund të jetë pjesa më e lehtë. Sfida më e madhe – mposhtja e të nominuarit republikan Donald Trumë në nëntor – ende nuk ka ardhur. Mirëpo ngritja e saj do t’i ofronte takat të ri demokratëve, por gjithashtu do të ekspozonte dobësitë, të cilat ishin më pak shqetësim me Joe Bidenin.
Sipas sondazheve të fundit, Harris është pak prapa ish-presidentin, mirëpo në të njëjtën pozitë ishte edhe Bideni para se do njoftonte tërheqjen nga gara. Por ka më shumë hapësirë që këta numra të ndërrojnë teksa bëhet kalimi nga një përballje hipotetike në atë të vërtetin, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Të paktën për një moment, demokratët kanë më shumë energji pas tre javësh presion në lidhje me gjendjen fizike të presidentit dhe aftësisë së tij për të vazhduar fushatën.
Pothuajse të gjithë rivalët potencialë të Harrisit e kanë përkrahur atë, ashtu siç bëri edhe ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi – e cila mbetet një prej figurave më me ndikim në politikën demokrate.
Krejt këto po formësojnë një prej garave më të ngushta në nëntor – gjendje që reflekton dy taborët e politikës amerikane dhe pakënaqësinë e shumë votuesve për t’ia dhënë votën Trumpit si kandidat.
Sfida kryesore e zëvendëspresidentes – dhe mundësia – do të jetë që të fitojë nga kjo pakënaqësi ndaj Trumpit, të joshë votuesit centristë në shtetet luhatëse dhe të elektrizojë bazën demokrate, e cila në javët e fundit ishte në gjendje dëshpërimi, për të përshtatur me entuziazmin që kanë shumica për të mposhtur ish-presidentin.
Entuziazmi i demokratëve
Ngjallja e entuziazmit vjen me çdo dollarë donacion. Sipas fushatës së Harrisit, zëvendëspresidentja pranoi 80 milionë dollarë donacione vetëm në 24 orë pas vendimit të Bidenit. Përveç 80 milionë dollarëve, ajo do të trashëgojë edhe 100 milionë dollarët e mbledhur nga fondacionet Biden-Harris. Kjo i jep asaj avantazhin financiar për pjesën e mbetur të fushatës.
Harris, nëse nominohet, do të eliminojë një nga kritikat kyç të republikanëve ndaj kundërshtarit: mosha e tij.
Për muaj të tërë, fushata e Trumpit ka luajtur me kartën e moshës ndaj Bidenit, e cila u forcua edhe më shumë në performancën e dobët të presidentit në debatin me Trumpin para katër javësh, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Zëvendëspresidentja, 59-vjeçare, do të jetë më energjike dhe koherente. Ajo moshën e Trumit si 78-vjeçar, mund ta kthejë kundër tij sepse mund të bëhet personi më i moshuar që zgjedhet ndonjëherë si president.
Harris gjithashtu mund të fitojë përkrahjen e votuesve afro-amerikan, të cilët në sondazhet e fundit po ia kthenin shpinën Bidenit. Nëse arrin të kombinojë përkrahjen e minoriteteve të tjera dhe votuesve të rinj amerikan – mund të arrijë të mposhtë Trumpin në disa shtete luhatëse, të cilat sivjet pritet të vendosin për garën presidenciale.