Mbi 10 mijë pjesëtarë të forcave ajrore, detare dhe të marinës amerikane janë angazhuar për bllokadën në Ngushticën e Hormuzit, sipas Komandës Qendrore të SHBA’së.

Trupat po mbështeten nga dhjetëra avionë dhe rreth një duzinë anijesh luftarake, raporton NBC News, përcjell Reporteri.net.

Sipas njoftimit, asnjë anije nuk ka arritur të kalojë përtej bllokadës amerikane.

Reklamë

“Gjatë 24 orëve të para, asnjë anije nuk arriti të kalojë përtej bllokadës së SHBA-së dhe 6 anije tregtare iu bindën udhëzimeve të forcave amerikane për t’u kthyer dhe për të rihyrë në një port iranian në Gjirin e Omanit”, thuhet në njofitm./Reporteri.net