Ish-presidenti i Hondurasit, Juan Orlando Hernandez, është dënuar me 45 vjet burgim dhe tetë milionë dollarë gjobë nga gjykata amerikane për trafikim droge, raporton CNN.
Ai kishte mohuar akuzat, ndërkaq edhe gjatë vendimit të mërkurën, ka insistuar se është i pafajshëm dhe se “po akuzohej gabimisht dhe padrejtësisht”.
Në muajin mars, juria në Gjykatë e shpalli fajtor Hernandezin për tri akuzat për trafikim me drogë pas gjykimit në Gjykatën federale të Manhattanit që zgjati tre javë, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Ai ishte ekstraduar nga Hondurasi pasi Departamenti amerikan i Drejtësisë dorëzoi tre akuza për trafikim dhe posedim armësh në vitin 2022.
Prokurorët e kishin akuzuar Hernandezin për bashkëpunim me kartelet e drogës gjatë mandatit si president dhe transportimin e më shumë se 400 tonë kokaine nga Hondurasi drejt SHBA-së.
Për këtë transport ai ishte paguar me miliona dollarë me të cilat ishte ngritur politikisht në Honduras.
Ai ishte president i Hondurasit nga viti 2014 deri më 2022.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.