×
  • Lajme
  • Botë / Lufta në Gaza

    SHBA-ja do të krijojë port të përkohshëm për të ndihmuar Gazan

    Reporteri
    07 Mars 2024 | 22:42

    Presidenti Joe Biden pritet të njoftojë se ka urdhëruar ushtrinë amerikane të ndihmojnë në krijimin e një porti të përkohshëm në brigjet e Gazës me qëllim që të arrijnë ndihmat te palestinezët e bllokuar nga të katër anët nga ushtria izraelite.

    Ky njoftim sinjalizon përfshirjen edhe më të madhe të SHBA-së në luftë dhe në përpjekjet për të ulur tensionet në rajon, raporton Associated Press.

    Ndërkohë, është duke u negociuar armëpushimi prej 40 ditësh para muajit të shenjtë të Ramazanit, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Zyrtarët amerikanë kanë thënë se nëpërmjet këtij porti të përkohshëm palestinezët do të mund të pranonin ndihma ushqimore, mjekësore dhe pajisje të tjera esenciale. Në këtë port pritet të ketë numër të caktuar të ushtarëve amerikanë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!