×
  • Lajme
  • Botë

    SHBA-ja ndal furnizimin me raketa për Izraelin

    Reporteri
    08 Maj 2024 | 10:56

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë javës së kaluar kanë pauzuar furnizimin me raketa për Izraelin shkaku i shqetësimeve se ushtria izraelite do të niste operacionin në Rafah, raporton BBC.

    Pakoja përmbante 1 mijë e 800 bomba (907 kilogramë) dhe 1 mijë e 700 të tjera me peshë më të lehtë, kanë njoftuar zyrtarët e administratës amerikane, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Izraeli nuk ka adresuar plotësisht shqetësimet amerikane në lidhje me kërkesat humanitare të civilëve në Rafah.

    Të martën në mbrëmje, Izraeli ka vazhduar me bombardimet në Rripin e Gazës, pak orë pasi forcat e përkrahura nga tanket ia mësynë qytetit Rafah.

    Në ditët e fundit, Izraeli ka bombarduar zonat përreth këtij qyteti. Mediat në Gaza kanë raportuar për vrasjen e shtatë anëtarëve të një familjeje nga sulmet me bomba.

    Pika në Rafah ka qenë pikë kyçe në hyrjen e ndihmave nga Egjipti. Në këtë qytet besohet se janë strehuar më shumë se 1.4 milionë palestinezë të zhvendosur nga pjesët tjera të Gazës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!