×
  • Lajme
  • Botë / Lufta Izrael-Hamas

    SHBA këshillon Izraelin të shtyjë ndërhyrjen me trupa tokësore në Gazë

    Reporteri
    23 Tetor 2023 | 19:33

    Shtetet e Bashkuara kanë këshilluar zyrtarët izraelitë që të shtyjnë ndërhyrjen e mundshme me trupa tokësore në Gazë, çka do t’u jepte më shumë kohë Shteteve të Bashkuara të punonin me partnerët në rajon, për lirimin e personave të tjerë që po mbahen peng nga grupi militant i Hamasit, tha për agjencinë e lajmeve Associated Press, një zyrtar i administratës amerikane që ka dijeni për çështjen.

    Zyrtari, i cili kërkoi të mos identifikohej, tha se ishte e paqartë nëse ky argument do të ndikonte mbi Izraelin.

    Zyrtari amerikan vuri në dukje se falë ndihmës së Katarit në ndërmjetësimin me Hamasin, u bë i mundur lirimi i dy pengjeve, Judith dhe Natalie Raanan.

    Përpjekjet për lirimin e 2 nga 222 personat që janë marrë peng nga Hamasi, nisën menjëherë pas sulmit të 7 tetorit në jug të Izraelit që la 1400 viktima. /VOA

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!