×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    “Shfrytëzojeni rastin për deeskalim”, Macron i bën thirrje presidentit iranian

    Reporteri
    12 Prill 2026 | 8:37

    Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë thirrje për deeskalim të situatës me Iranin, duke i kërkuar presidentit iranian Masoud Pezeshkian që të shfrytëzojë rastin për uljen e qëndrueshme të tensioneve.

    Në një postim në “X”, Macron theksoi nevojën për një marrëveshje që garanton sigurinë rajonale me përfshirjen e të gjitha vendeve, si dhe kërkoi rëndësinë e armëpushimit, përfshirë edhe në Liban.

    Ai gjithashtu përmendi nevojën për hapa që lidhen me situatën në Ngushticën e Hormuzit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!