×
  • Lajme
  • Extra
  • Botë

    Si munden TV-të dhe pajisjet tjera brenda shtëpisë të përdoren “për të spiunuar”

    Reporteri
    24 Janar 2023 | 19:19
    Fotografi ilustruese

    Pajisjet e përditshme duke përfshirë televizorët, aparatet e kafesë dhe ndërprerësit e dritave mund të përdoren për të mbledhur të dhëna, kanë paralajmëruar ekspertët, pas një raporti që alarmoi se miliona britanikë mund të spiunoheshin nga Kina përmes pajisjeve “të mençura” në shtëpi.

    Mikroçipet e ngulitura në pajisje shtëpiake si frigoriferë dhe llamba paraqesin një kërcënim ‘të gjerë’ për sigurinë kombëtare, sepse Kina mund t’i ‘armatizojë’ ato për të spiunuar miliona britanikë, thuhet në raport, shkruan DailyMail, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    Këta çipa gjenden gjithashtu në laptopë, altoparlantë, orët inteligjente, matësa inteligjentë të energjisë, kamerat e ziles së dyerve, kamerat e trupit të policisë, vetura dhe madje edhe vaska. Ata mbledhin të dhëna dhe mund t’i dorëzohen qeverisë kineze, nëse kërkohet një gjë e tillë.

    Një ekspert i “cyber-security”, Dan Card, ka folur edhe për mënyrat se si këto pajisje mund të shfrytëzohen si mjet spiunimi.

    Ai tha se shumica prej këtyre pajisjeve, si lampat “e mençura”, termostatet, bëhen “të rrezikshme” kur lidhen me Wi-Fi, pasi kjo mundëson kalimin e të dhënave personale në softuer.

    Ilustrim

    Altoparlantët dhe telefonat “e mençur” janë po ashtu target i lehtë pasi janë të pajisur me mikrofona.

    Përmes sistemeve kompjuterike, të dhënat personale mund të shpërndahen lehtësisht edhe përmes laptopave, kompjuterëve e printerëve.

    Ka edhe disa vetura “të mençura” që të mundësojnë që ta karikosh telefonin në të. Dhe, sipas Card, në momentin kur e bën një gjë të tillë, kjo veturë mund t’i shkarkojë të dhënat personale nga telefoni aty për aty. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!