×
  • Lajme
  • Mjekësi
  • Botë

    Spanja thotë se mund të jetë regjistruar vdekja e parë nga Lija e Majmunëve në Evropë

    Reporteri
    29 Korrik 2022 | 23:27

    Spanja ka raportuar atë që mendohet të jetë vdekja e parë në Evropë e lidhur me linë e majmunëve në shpërthimin aktual të sëmundjes, raporton The Guardian, transmeton Express.

    Brazili raportoi më herët të premten vdekjen e parë të lidhur me linë e majmunit jashtë Afrikës në valën aktuale.

    Sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë nga 22 korriku, vetëm pesë vdekje ishin raportuar në mbarë botën, të gjitha në Afrikë.

    OBSH të shtunën e kaluar e shpalli shpërthimin e përhapur me shpejtësi një emergjencë shëndetësore globale , nivelin më të lartë të alarmit.

    Në raportin e saj të fundit, ministria spanjolle e shëndetësisë tha se 4,298 raste ishin konfirmuar në vend, vetëm 64 prej tyre ishin gra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!