Stafi mjekësor palestinez në Gaza ka rrëfyer për BBC-në se kanë qenë symbyllur, të lidhur dhe vazhdimisht janë torturuar nga ushtarët izraelit pas bastisjes së spitalit në muajin e kaluar.

Ahmed Abu Sabha, doktor në spitalin Nasser, ka rrëfyer se bashkë me shumë të tjerë ka qëndruar duarlidhur dhe se ndaj tyre ishin lëshuar edhe qentë. Gjatë këtyre torturave atij i është thyer dora.

Rrëfimi i tij është i ngjashëm me dy infermierë të tjerë që kanë folur në kushte anonimiteti sepse kanë frikë se ushtria izraelite do t’u hakmerret.

Reklamë

Ata kanë thënë se ushtria izraelite i ka rrahur, u ka hedhur ujë të ftohtë dhe i ka detyruar të qëndrojnë në pozita jo të rehatshme me orë të tëra.

Forcat Izraelite të Mbrojtjes kanë mohuar se mjekët janë keqtrajtuar.

IDF-ja ka bastisur spitalin në jug të qytetit Khan Younis më 15 shkurt. Bastisja u realizua nën arsyetimet se në spital po strehoheshin militantët e Hamasit.