×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Starmer thotë se nuk do t’i nënshtrohet presionit nga Trump për Iranin: Nuk do të tërhiqemi në këtë luftë

    Reporteri
    15 Prill 2026 | 15:50

    Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka deklaruar se nuk do t’i nënshtrohet presionit nga Presidenti amerikan, Donald Trump, që Mbretëria e Bashkuar të përfshihet në luftën me Iranin.

    Starmer tha se nuk është në interesin e tyre që të përfshihen në këtë luftë, shkruan NBC News, përcjell Reporteri.net.

    “Qëndrimi im për Iranin ka qenë i qartë që nga fillimi: Ne nuk do të tërhiqemi në këtë luftë”, tha Starmer më herët sot gjatë seancës së pyetjeve për kryeministrin në Parlament.

    “Nuk do ta ndryshoj mendimin tim, nuk do të dorëzohem. Nuk është në interesin tonë kombëtar të bashkohemi në këtë luftë dhe nuk do ta bëjmë këtë. Unë e di ku qëndroj.”

    Starmer ka refuzuar të mbështesë operacionin e SHBA-së në Iran dhe është kritikuar ashpër nga presidenti.

    Trump është pyetur nëse qëndrimi i Starmer, do të ndikojë negativisht në vizitën e Mbretit Charles.

    “Aspak. E njoh Mbretin prej kohësh dhe ai nuk është i përfshirë në atë proces”, ka deklaruar Trump./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!