×
  • Lajme
  • Botë / Vizita sekrete

    Sulm me raketë qindra metra larg autokolonës së kryeministrit grek në Ukrainë

    Reporteri
    06 Mars 2024 | 17:47

    Qyteti i Odesës në Ukrainë është sulmuar me raketë gjatë vizitës shumë sekrete të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.

    Qyteti është sulmuar me një raketë balistike. Shpërthimi ka ndodhur pak metra larg autokolonës së liderëve shtetërorë.

    Stafi i Mitsotakis ka konfirmuar se nuk ka pasur të lënduar në mesin e delegacionit grek.

    Takimi mes Zelenskyyt dhe Mitsotakisit ka vazhduar ashtu siç është planifikuar, përkundër shpërthimit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!