×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Sulmet izraelite ndaj Libanit janë ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit, thotë presidenti iranian

    Reporteri
    09 Prill 2026 | 14:42

    Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, tha se sulmet e Izraelit ndaj Libanit janë një “shkelje flagrante” e marrëveshjes së armëpushimit SHBA-Iran dhe vazhdimi i tyre do t’i “bënte negociatat të pakuptimta”.

    “”Inkursioni i ri i Izraelit në Liban është një shkelje flagrante e marrëveshjes fillestare të armëpushimit. Kjo është një shenjë e rrezikshme mashtrimi dhe mungese angazhimi ndaj marrëveshjeve të mundshme. Vazhdimi i këtyre veprimeve do t’i bëjë negociatat të pakuptimta. Gishtat tanë mbeten në këmbëz. Irani nuk do t’i braktisë kurrë motrat dhe vëllezërit e tij libanezë”.

    Ndërkaq, SHBA dhe Izraeli pohojnë se armëpushimi dyjavor nuk shtrihet në Liban, ku ushtria izraelite ka nisur një nga sulmet e saj më të rënda ajrore dje.
    Irani dhe Pakistani, i cili ndërmjetësoi armëpushimin, thonë se Libani është i përfshirë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!