×
  • Lajme
  • Botë / Sulmi në shkollë

    Sulmi në shkollën në Austri, mediat lokale raportojnë se 30 persona të plagosur po trajtohen në spital

    Reporteri
    10 Qershor 2025 | 15:31

    Mediat austriake raportojnë se 30 persona të plagosur në të shtënat e mëngjesit të sotëm po trajtohen në spital, shkruan BBC, përcjell Reporteri.net.

    Kjo vjen ndërsa policia thotë në një përditësim të fundit se disa janë plagosur rëndë pasi një person i armatosur hapi zjarr në një shkollë në Graz.

    Ajo çfarë dihet deri tani është se 10 persona kanë mbetur të vrarë nga ky sulm.

    Sulmuesi dyshohet të ketë qenë një nxënës i kësaj shkolle, i cili më parë kishte pretenduar se ishte viktimë e ngacmimeve në shkollë.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!