Thesari Amerikan ka njoftuar një sërë sanksionesh të reja kundër individëve, organizatave dhe anijeve të lidhura me Iranin, ka raportuar BBC.
Tre persona, nëntë anije dhe 17 subjekte – që mund të nënkuptojnë kompani ose organizata – janë sanksionuar, sipas përditësimit në faqen e internetit të Thesarit.
Kjo vjen pas një njoftimi nga Sekretari i Thesarit Scott Bessent pak kohë më parë, se SHBA-të nuk do të rinovonin një përjashtim nga sanksionet që kishin lejuar blerjen e naftës ruse dhe iraniane që lundronte në det.