Në Zyrën Ovale, një hartë e madhe e Ukrainës ishte shfaqur përballë vendit ku ishin ulur Trump dhe Zelensky.

Kyiv Post, shkruan në rrjetin “X” se pjesa lindore, e theksuar me ngjyrë rozë, tregonte afërsisht 20% të vendit nën kontrollin rus.

“Një kujtesë e zymtë e luftës gati katërvjeçare dhe një mjet i mundshëm për Trump për të ushtruar presion mbi Zelenskyn që të merrte në konsideratë marrëveshjen tokë-për-paqe pasi mediat të ishin larguar”, thuhet në postim.

Reklamë

Hartën e përmendi edhe Zelensky. Ai tha se i ka treguar Trumpit “shumë detaje” në një hartë të fushëbetejës, raporton BBC, përcjell Reporteri.net.

Ai e cilësoi takimin me Trumpin si shumë konstruktiv.