×
  • Lajme
  • Botë

    Tony Blair: Nëse nuk jeni vaksinuar ndaj Covid-19, jeni idiotë

    Reporteri
    22 Dhjetor 2021 | 14:56

    Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, i ka quajtur ”idiotë” britanikët që ende refuzojnë të marrin dozat e tyre të vaksinës ndaj Covid-19, pavarësisht shqetësimeve dhe shkallës së lartë të infektimit me variantin Omicron.

    Megjithatë, Blair, pranoi se njerëzit ende të pasigurt për vaksinën, nuk duhet të ndiqen me masa rigoroze, por të binden të injektohen.

    “Sinqerisht, nëse nuk jeni i vaksinuar për momentin dhe keni të drejtë, dhe nuk keni arsye shëndetësore për të qenë të pavaksinuar, nuk jeni thjesht të papërgjegjshëm. Ju jeni një idiotë”, tha Blair për Talkradio.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!