Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka shkruar për takimin që zhvilloi në Zyrën Ovale me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyn, dhe liderët evropianë.
Ai e ka cilësuar takimin si “shumë të mirë”, gjatë të cilit tha se kanë diskutuar për garancitë e sigurisë për Ukrainën, që do të ofrohen nga vende të ndryshme evropiane, në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Trump ka bërë me dije se ka telefonuar Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, pas takimeve dhe se kanë filluar përgatitjet për një takim trepalësh, teksa vendi do të përcaktohet nga Putin dhe Zelensku. Filliisht do të ketë takim mes Trump dhe Putin, pastaj do të mbahet ai trepalësh, shkruan Reporteri.net.
“Sërish, ky ishte një hap shumë i mirë dhe i hershëm drejt përfundimit të një lufte që ka zgjatur pothuajse katër vjet. Zëvendëspresidenti JD Vance, Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe Emisari i Posaçëm Steve Ëitkoff po koordinohen me Rusinë dhe Ukrainën”, ka shkruar Trump.
Trump ka injoruar kështu kërkesën e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për një takim katërpalësh.
Macron e arsyetoi këtë duke thënë se bëhet fjalë për sigurinë e gjithë kontinetit.
“Mendoj se në vazhdimësi, ndoshta do të nevojitet një takim katërpalësh. Sepse kur flasim për garanci sigurie, flasim për të gjithë sigurinë e kontinentit evropian,” tha Macron./Reporteri.net