Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ,në një intervistë me Fox News, Trump shpjegoi drejtimin që po marrin bisedimet për Ukrainën dhe zbuloi detaje të panjohura më parë të planeve për të arritur një armëpushim.
Presidenti amerikan thotë se SHBA është e gatshme të ndihmojë me aspekte të sigurisë, për shembull, përmes mbështetjes ajrore, por thekson se anëtarësimi në NATO nuk mund të jetë forma kryesore e sigurisë në të cilën mbështetet Ukraina, raporton BBC.
“Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania do të dërgojnë trupa në terren për të siguruar paqen. Ata do ta dislokojnë atë paraprakisht. Nuk mendoj se kjo do të jetë problem”, tha Trump.
Kur u pyet nëse mund të garantonte që ushtarët amerikanë nuk do t’u bashkoheshin atyre, ai u përgjigj:
“Ti ke garancinë time, dhe unë jam presidenti. Unë thjesht po përpiqem të ndaloj vrasjen e njerëzve”, tha Trump. /Reporteri.net/