Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se bllokada e SHBA-së ndaj porteve iraniane po funksionon dhe se reagimi nga Irani ka qenë “mjaft mbresëlënës”, raporton CNN, përcjell Reporteri.net.
Kur u pyet nëse është i kënaqur me reagimin ndaj bllokadës, Trump tha “Në fakt ka qenë mjaft mbresëlënës. E prisja që kjo të ndodhte. Ata reaguan ndaj kësaj madje — mendoj… e dini, ne i kemi shkatërruar dhe kjo pothuajse duket si një reagim më i madh se sa kishim më parë.”
Ai shtoi “Do të shohim. Dua të them, në fund të fundit, rëndësi ka vetëm rezultati përfundimtar.”
Trump tha se kishte ndonjë kundërshtim nga Kina apo Arabia Saudite për bllokadën./Reporteri.net